Një muaj pas zgjedhjes, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar dorëheqjen.
Ardian Millaku e ka marrë detyrën si drejtor në këtë klinikë në fund të prillit të këtij viti.
Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale, shkruan Koha.
“Dua të merrem më shumë me pacientë, jo me gjëra administrative. Dua t’i përkushtohem pjesës profesionale-klinike”, ka thënë ai, raporton KOHA.