GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

SHBA, Senati kërkon të pyesë Zuckerbergun. 58 mld dollarë humbje, në një javë

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e Komitetit të Tregtisë në Senat i bënë thirrje gjatë së premtes shefit ekzekutiv të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, të dëshmojë përpara panelit të tyre pas polemikave që kanë shkaktuar raportet se, “Cambridge Analytica” e lidhur me Trumpin kishte shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të rrjetit social.

Kreu i Komitetit, John Thune, një republikan nga Dakota e Jugut, si dhe anëtari Bill Nelson, një demokrat nga Florida, thanë se janë ngritur shumë pikëpyetje mbi përgjegjësitë dhe detyrimet e “Facebook”-ut, ndaj dhe ka ardhur koha të dëgjohet diçka nga shefi ekzekutiv i këtij rrjeti social.

“Besojmë se dëshmia e Zuckerbergut është e nevojshme për të siguruar një kuptueshmëri më të qartë mbi planet sesi kompania planifikon të rikthejë besimin e humbur, të mbrojë të dhënat e përdoruesve dhe t’i japë fund një serie shqetësuese të përgjigjeve të vonuara ndaj problemeve serioze”, thanë dy senatorët në një deklaratë të përbashkët.

“Ne i vlerësojmë përpjekjet që Facebook dhe punonjësit e tij kanë bërë deri tani për të ndihmuar Komitetin tonë, ndaj dhe do të punojmë me ta për të gjetur një datë të përshtatshme në mënyrë që Zuckerberg të dëshmojë në javët në vijim”, vijon më tej deklarata.

Zuckerberg është thirrur gjithashtu për një seancë dëgjimore edhe nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Por, sa ka ndikuar kjo periudhë e turbullt rreth rrjetit social me të përdorur në rang global?

Facebook ka mbyllur javën me një rënie prej 58 miliardë dollarësh të aksioneve të tij, që pas shpërthimit të skandalit historik të shkeljes së të dhënave të përdoruesve. Themeluesi i tij, Mark Zuckerberg pranoi fajin dhe kërkoi ndjesë për skandalin që preku rreth 50 mln përdorues.

Ndjesa, gjithsesi nuk i frenoi investitorët nga shitja e aksioneve të tyre në rrjetin social. Shkelja e privatësisë u mbiquajt si një moment “ndriçimi” për përdoruesit, duke shkaktuar edhe një trend të fundit në rrjetet sociale nën “hashtagun” #deletefacebook (fshini Facebook-un).

Titujt negativë që pushtuan mediet kryesore botërore detyruan disa prej autorëve të fushatave publicitare që të thonë se “tashmë është mjaft”. Aksionet e kompanisë kanë rënë nga 176.8 dollarë që ishin ditën e hënë, në rreth 159.3 dollarë mesnatën e së premtes.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shba-senati-kerkon-te-pyese-zuckerbergun-58-mld-dollare-humbje-ne-nje-jave-515586/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

ShareTweetShare
Previous Post

Harrojeni modelet tjera, kjo bullgare e ka bllokuar instagramin

Next Post

Kështu dukej Tetova kur ishte Shqipëri

Next Post

Kështu dukej Tetova kur ishte Shqipëri

Lajmet e fundit

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

09/05/2025
Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

09/05/2025
27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

09/05/2025
Bastisjet në tri lokacione ne veri të Kosovës, në kërkim të armëve ilegalë

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

09/05/2025
Sot është Dita e Evropës

Sot është Dita e Evropës

09/05/2025
Mot sot i vranët, priten edhe riga shiu

Mot sot i vranët, priten edhe riga shiu

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

09/05/2025
Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

09/05/2025
27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.