Një infermier nga komuna e Rahovecit, me emrin Habib Vuçitërna, ka paralajmëruar ikjen drejt shteteve të perëndimit, për shkak të gjendjes së rëndë të punës. Infermierët nuk kanë marrë rroga për disa muaj dhe për këtë së fundmi mbajtën edhe një protestë.
Vuçitërna, është shprehur i pakënaqur me Qeverinë Kurti. Ai ka thënë se se në kohën e pandemisë infermierët shquheshin si heronj, ndërkaq tani, të njëjtit nuk paguhen për tre muaj sa ishin të angazhuar.
Reagimi i plotë i Vuçitërnës (pa ndërhyrje):
Infermiert kan me ja nis me u bo të mërzitshëm për disa, se kan me ja nis me thon na lodhën kta me kto ankesa!
3 muj pa rroga edhe kur i nin do “Hajt se ja u lshojn krejt perniher ?”.
Kur ke koha e pandemis Covidi tu i tubu krejt valla “Heroj jeni”, sa njeri tu thon a mun ma bon infuzionin nshpi se Familjari o pozitiv edhe osht n’izolim. (Jemi shku tu rreziku veten e familjen e vet nuk e dishum as ku jemi tu hy) veq me ju dal ndihmë qdo njonit.
Kujdestarit e natës pom doket hala jan tu ushtu vesht prej zhurmës “Alarmave t’autoambulances” e zhurmës të oksigjenit dhe aparaturave Monitoruese.
Qeveri e Hajrit???
Gjermani ta pafsha Hajrin, vllaun e kam Infermier ma more , data 01.06.2022 niset për te ti, pritum se edhe une e shum koleg të mi qasaj rruge jem??
Shëndeti me rëndsi!