Këto ditë të fundit, u komentua tema mbi tatim pagesën nga ana e gastronomisë së Kosovës dhe estradës.
ATK-ja ka paralajmëruar se do të ketë kontrolle të rrepta për këngëtarët por edhe për kameramanët, shkruan lajmi.net.
Drejtori i ATK-s, Ilir Murtezai, mes tjerash tha në “#Gjesi” se gastronomia e Kosovës, përfshirë këtu edhe estradën nuk paguajnë me rregull tatimin dhe obligimet e tyre që kanë ndaj shtetit.
Për këtë temë, sot ka folur këngëtari Afrim Muçiqi.
Këngëtari u shpreh se estrada shpesh është ofenduar dhe i mungon përkrahja, e se ATK-ja nuk ka nevojë me bë kontrolle të rrepta.