Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë ditës së mërkurë ka ndërruar jetë një 20 vjeçare e cila po trajtohej për shkak të lëndimeve të pësuar nga një aksident trafiku.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Po, mund të konfirmoj se sot ka ndërruar jetë në QKUK 20-vjeçarja e cila më datë 17.05.2022 ishte goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe e Komunës së Rahovecit”, ka thënë Elezaj.
Ai ka treguar se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Papirus/