Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se do të ishte i hapur për negociata me Rusinë, por vetëm nëse do të kishte bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Duke folur përmes një videoje në Forumin Ekonomik Botëror, Zelensky tha se ekziston një mundësi për të gjetur një rrugëdalje diplomatike nga konflikti nëse Putin “e kupton realitetin.”