Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, për të folur për bashkëpunimin e ardhshëm në hijën e konfliktit në Ukrainë.
Në këtë takim, Stoltenberg potencoi se Aleanca është e përkushtuar për mbajtjen e paqes në gjithë rajonin.
“NATO është e palëkundur për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ynë është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë”.