Pas asaj të profesionistëve shëndetësor që s’morën pagat, edhe një protestë tjetër po mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Para objektit të Qeverisë aktualisht po protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ata po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre, që përfshijnë nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë dhe marrjen e pagave.
Punëtorët kanë kërkuar që Qeveria të marrë përsipër pagat e tyre.