Nesër në Rahovec në ora 11:00 mbahen Homazhe në vendin e quajtur Hamoc, aty ku morri pavdeksinë Bekim Sylka.
NGA “KRONIKË NËPËR STUHI”
“Lulëkuqet e Majit”
24/25 maj
Më 24/25 maj të vitit 1999, në Bjeshkët e Belegut përjetësohet luftëtari i lirisë Fehmi Nazif Demiqi, i lindur më 4 shkurt të vitit 1972 në fshatin Abri e Epërme të Drenicës. Po në këtë ditë, në Bjeshkët e Belegut, në altarin e lirisë përjetësohet edhe luftëtari Nazimi Osman Gradina, i lindur më 1mars të 1973 në fshatin Dashinoc të Deçanit së bashku me Valjant Nijazi Ferizin, të lindur më 25 maj të vitit 1975 në fshatin Kodrali të Deçanit, ku i vritet edhe i ati, prof. Nijazi Ferizi, profesor dhe Shaqë Avdi Ferizi, rapsod i njohjur andembanë trojeve etnike dhe fillon ofensiva e parë mbi fdshatin Strellc i Epërm gjatë luftimeve të së cilës, në altarin e lirisë përjetësohet luftëtari Ismet Hazir Ukaj, i lindur më 16 shtator të vitit 1976 në Strellc të Epërm të Deçanit, Këmbësoria serboçetnike shpërndahet në formë shigjete prej Sukës së Baballoqit, Podit të Gështenjave dhe Bazës së Hulajve dhe fillojnë luftimet në Deçan që zgjasin deri më 29 maj të vitit 1999. Forcat serboçetnike, pjesa që mbetet në Sukë të Baballoqit, granaton Rosishtën (ish-Rostovicën) e Deçanit dhe përjetësohet në altarin e lirisë luftëtari Ramiz Sadik Batusha, i lindur më 24 gusht të vitit 1974 në Baballoq të Deçanit dhe me përjetësdimin e Bekim Avdullah Sylkës nga Rahoveci, fillojnë edhe luftimet në Hamovce, Lugje, Parakatunde, Pisjak, Loma e Xhepës,
Pajata e Pashës e deri në Milesë, Leskë e Paraleskë, jo larg vendit ku ishte shkatërruar patrulla e parë mobile e milicësë serboçetnike më 26 prill të vitit 1998. PRA, ATY NISI, ATY MBAROI!
LAVDI DËSHMORËVE!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Sabahajdin Cena