Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Ditën e Presidentit. Ai tha se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.
“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!”, shkruan Lushtaku në Facebook.
Lushtaku shton se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, përfundon shkrimin ai.