Goli i futbollistit shqiptar, Mërgim Berishës me fanellën e Fenerbahces është shpallur goli më i mirë i edicionit në Ligën e Evropës, sipas votave të tifozëve.
Berisha realizoi gol akrobatik në takimin kundër Antëerpit në udhëtim, shkruan Demokracia.com.
Goli i Berishës ishte shënuar në xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, takim në të cilin Fenerbahce kishte triumfuar 0:3.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ligës së Evropës në rrjetet sociale, e cila ka publikuar dhjetë golat më të bukur të shënuar.
Vendi i dytë është rezervuar për Mirko Ivanic, kurse i treti për Rafael Borre.
Mëposhtë mund t’i shihni pamjet./Demokracia.com/