GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Çfarë mesazhesh do jap Scholz gjatë vizitës në Ballkan? Zyra e kancelarit jep detaje

24/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Çfarë mesazhesh do jap Scholz gjatë vizitës në Ballkan? Zyra e kancelarit jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Para mbledhjes së Këshillit Evropian që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, pritet që në rajonin e Ballkanit perëndimor të qëndrojë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Një gjë të tillë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e kanë konfirmuar për RTKlive, nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë në Berlin.

Në përgjigje me shkrim për RTKlive, Zyra e Kancelarit gjerman, është pyetur për vizitën e Scholzit në vendet e Ballkanit perëndimor.

Kjo, pas raportimit të DW në gjuhën serbe, se ai pritet të qëndrojë në Serbi dhe disa vende të tjera të rajonit, duke nisur nga data 10 qershor.

Zyra e Kancelarit Scholz rekomandon që për të marrë përgjigje, tash për tash duhet shikuar dhe bazuar në fjalimin e tij të mbajtur në Bundestag, të enjten me 19 maj.

“Fakti që nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE-së është gjithashtu një kërkesë e drejtë ndaj gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Scholz.

Në atë fjalim të gjatë, Scholz kishte folur me fjali të qarta për gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.

Në adresimin e tij para deputetëve gjermanë, sipas Zyrës së Kancelarit Scholz, ky i fundit citohet të ketë thënë se-“prej vitesh këto gjashtë vende, kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim”.

“Mbajtja e premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Tani më shumë se kurrë, integrimi i tyre është edhe në interesin tonë strategjik”, ka thënë Scholz para ligjvënësve gjermanë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e këtij rajoni, ku forcat e jashtme po luftojnë për ndikim, e jo ​​më pak këtu bën pjesë Rusia”.

Sscholz pati thënë se- “bëhet fjalë për sigurinë tonë, e cila nuk mund të jetë e tillë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm evropian. Prandaj, BE-ja tani duhet t’i japë këtë Ballkanit Perëndimor”.

Në pyetjen e RTKlive për mundësinë që Scholz të vijë edhe në Kosovë dhe temat që ai mund t’i diskutojë, në përgjigjen e Zyrës së Kancelarit gjerman, shkruan se duhet pasur parasysh edhe një deklarim tjetër të tij, në fjalimin e mbajtur me 19 maj në Bundestag.

“Dhe kjo është ajo për të cilën jam angazhuar: duke zhvilluar bisedime për të arritur përparim në negociata dhe gjithashtu për të hequr pengesat e fundit brenda BE-së, duke ringjallur të ashtuquajturin ‘Procesi i Berlinit’, i cili forcon bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe duke udhëtuar në rajon përpara mbledhjes së Këshillit Evropian në qershor, me një mesazh të qartë me vete-Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz në fjalimin tij në Bundestag, e të cilin zyra për media e Kancelarit të Gjermanisë, ia sugjeron RTKLive, si përgjigje në pyetjet nëse është e konfirmuar se ai do të vijë në Ballkan me 10 qershor, se cilat vende do t’i vizitojë, apo temat që do të mund të trajtohen.

Përndryshe, një ditë më parë është raportuar se kancelari gjerman Olaf Scholz, planifikohet të vizitojë Serbinë dhe vendet e rajonit, më 10 qershor.

Burime diplomatike të DW, programi në gjuhën serbe, thonë se qëllimi i kësaj vizite të Scholz në Ballkan , është përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit.

“Ne po përpiqemi për atë datë, por vizita ende duhet të koordinohet me vendet e tjera të rajonit”, tha burimi.

Sipas tij, Scholz, përveç Serbisë, sigurisht që do të vizitojë edhe Kosovën, dhe udhëtimi tenton të shndërrojë në një turne të vogël ballkanik, me vizita në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, dhe ndoshta edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai tha se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera./Veriu.info/

Tags: Albin KurtibeOlaf Scholz
ShareTweetShare
Previous Post

Komuna e Prishtinës del me njoftim: Pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi

Next Post

Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Next Post
Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.