Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se ofensiva ruse në Donbas është “më e madhja në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, raporton The Guardian.
Kuleba shkroi në Twitter se ishte “shumë herët” për të arritur në përfundimin se Kievi tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten për t’u mbrojtur kundër ofensivës ruse.
Ai u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe municioneve.
Kuleba më vonë akuzoi rusët se kishin vjedhur grurin ukrainas, duke e ngarkuar atë në anije dhe më pas duke kaluar nëpër Bosfor për t’i shitur jashtë vendit.
Ai u bëri thirrje vendeve që të refuzojnë propozime të tilla dhe të mos blejnë grurin e vjedhur, duke shtuar. “Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse. Vjedhja nuk i ka sjellë askujt fat”, ka thënë Kuleba.