Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga insitucionet e vendit ekzekutimin urgjent të pagave për stafin mbështetës të pranuar nga mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19, të cilëve s’iu janë ekzekutuar këto mjete qe gati 3 muaj, duke e konsideruar këtë vonesë si të paarsyeshme, raporton Express.
Nga kjo sindikatë kanë kërkuar që edhe të vazhdohen kontratat e këtyre profesionistëve, si dhe të gjendet zgjidhje që kontratat e tyre të kthehen në të rregullta.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e potbuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo page”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.
Tutje, thuhet se Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.
“Poshtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh munges e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.
Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, thuhet në komunikatë./Express