Kryetarët e PDK-së, LDK-së kanë më shumë mungesa se sa pjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Mbi 60 herë u mblodhën në këtë sallë. Për të zgjedhurit e popullit për 13 muaj u organizuan 66 seanca plenare.
Por Kuvendi i Kosovës, për disa nga liderët opozitarë nuk ishte edhe aq shumë në prioritetet e tyre.
Kështu të paktën tregojnë të dhënat zyrtare nga ky institucion i Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjeti kohë të jetë prezent në vetëm 21 seanca, ndërsa 45 të tjera mungoi.
Pasi fjalimet e tij ishin të rralla në Kuvend, në ato raste që kishte kërkonte që të dëgjohej.
Nëse jo me Kuvedin, kreu i LDK-së kohë gjeti të merrej me degët e partisë jashtë vendit.
Së fundmi, Abdixhiku mori pjesë në një organizim të partisë së tij në Zvicër.
39-vjeçari kohë gjeti për të bërë tifo edhe në futboll.
Mungesa ka edhe kolegu i tij opozitar, Memli Krasniqi.
Nga 66 seanca sa ishin brenda kësaj periudhe kohore, kryetari i PDK-së mori pjesë në vetëm 19 prej tyre, duke munguar në 47 të tjera.
Madje, Memli Krasniqi mungoi edhe në seancën konstituive, për të marrë më pas mandatin e deputetit në seancën e ardhshme.
Krasniqi megjithatë nuk mungoi në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku në atë eviniment do të merrnin pjesë edhe koleget e tij nga partia.
Shembull dy liderëve opozitarë po del t’i jep, kryetari i AAK-së.
Ramush Haradinaj gjatë kësaj kohe mori pjesë në 43 seanca, për të munguar në 26 sosh.
Koha kur më së shumti do të mungonte Haradinaj është ajo e verës, ku vetëm në muajin korrik do të mungonte në 7 seanca e që pjesë do të merrte vetëm në një.
Në legjislaturën e nëntë, bën pjesë edhe lideri i AKR-së, i cili kësaj radhe përfaqëson grupin parlamentar të LDK-së.
Behgjet Pacolli nga 66 seanca, ka munguar në 40 prej tyre, ndërsa ka marrë pjesë në 26 sosh.
Sa i përket vitit 2022, nga 25 seanca sa janë mbajtur në gjithësej, Abdixhiku mori pjesë në vetëm 9 prej tyre, Krasniqi në 7, Pacolli në 15, ndërsa Haradinaj në 21.