Teksa mediat kanë vërshuar me lajme së Blero është ndarë nga gruaja e dytë, Blero ka vazhduar me rutinën e tij të përditshme të postimeve të fotografive në Story të Instagramit
Blero është kthyer në mediat shqiptare për përfoljet e tij për ndarje nga gruaja e tij e dytë, modelja dhe influencierja e rrjeteve sociale, Afrona Dika.
Edhe pak merr fund pritja. Gjëra të mëdha do të vinë”, ka qenë postimi i fundit i Bleros bashkë me një profil në instagram me nofkën itsme.markofficial.
Ky sigurisht është ndonjë paralajmërim i Bleros për ndonjë këngë të re.
Kujtojmë se ishte vitit 2019 kur Blero kishte kurorëzuar martesën e tij me gruan e dytë, Afrona Dika, një martesë që ishte bërë në Gjirin e Lalzit në Durrës.
Por, Prive, në emisionin e së shtunës kishte konfirmuar që ndarja e tyre është konfirmuar kurse arsye për këtë kanë qenë “disa probleme të vjetra”. Një problem tjetër është thënë se ishte edhe “distanca, ku madje Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër”.
Pas këtyre lajmeve, Blero ka mbushur profilin me vajzën e tij, Tara, e cila është frut i martesës së tij të parë me aktoren Teuta Krasniqi. /GazetaExpress/