Këngëtarja e njohur Sabrie Hoti, ka realizuar projektin e fundit kushtuar të burgosurve në burgjet e Serbisë, gjatë luftës në Kosovë. Projekti i saj dhe videoklipi është: “Të burgosurve”
Kjo këngë u realizua me dhimbje dhe emocione nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me vëllain e saj, dhe disa artiste të tjerë.
Hoti në një prononcim për Demos ka treguar se kjo këngë është realizuar në bashkëpunim me stafin e RedMedia dhe producentin e njohur nga Prishtina, Burim Krasniqi, kurse vargjet e tekstit i thuri tekst shkruesi, Hazir Luta.
Sabrie Hoti është vlerësuar për kontributin e saj dhe këtë herë për idenë e tematikës së projektit të këngës “Të Burgosurve”, e vlerësoj dhe e financoj edhe Ministria e Kulturës në Prishtinë.
Këngëtarja Sabrie Hoti ka rrëfyer edhe një histori të shkurt të jetës së saj.
“Talentin e muzikës e kam trashëguar nga babai Hajredin Hoti. Në vitin 1999 kam qenë e lënduar, kam qëndruar plot dy muaj në spitalin e Prizrenit, nuk dija asgjë për fatin e askujt. Por kur u ktheva nga spitali, fillova të mësoj se kush ishte i gjallë, e kush u flijua për liri, dhe më erdhi vullneti t’iu thur vargje këngësh, dëshmorëve e martirëve të fshatit Dejnë dhe të viseve tjera” ka potencuar Hoti.
Ajo ka treguar se e ka prekur edhe humbja e Qemajl Bytyqit në burgun e Dubravës, ku Bytyqi la nusen e re dhe tre fëmijët e vegjël.