Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës, i koduar me emrin “ Gropa”, ku janë kapaur rreth 70 kilogramë drogë.
Sveçla ka publikuar fotografi të drogës duke dhënë edhe detaje rreth llojit të saj.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona.
Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”.