- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e ministrave të 44 shteteve të botës, të drejtuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, në kuadër Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar një fotografi dhe videon hyrëse të këtij takimi, në të cilën Kosova po merr pjesë si anëtare e re.