Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të Doganës në asistim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudine të Zveçanit, në kërkim të prodhuesve ilegalë të kriptovalutave.
Ky aksion u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.
Mirëpo siç mëson Sinjali, përkundër të shtënave dhe zvarritjes në lëshimin e urdhëresave, aksioni policor ka vazhduar dhe në vendin ku dyshohej për prodhimin e kriptovalutave, është zbuluar laborator droge.
Aksioni po vazhdon dhe Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./GazetaSinjali/