Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka publikuar një fotografi të një delegacioni të Kuvendi të Kosovës që po qëndron në Shtetet e Bashkuara.
Kërçeli ka shkruar se janë atje me ftesë të House Democracy Partnership (HDP) dhe National Democratic Institute (NDI).
“Nga dita e parë e qëndrimit në Washington D.C, me ftesë të House Democracy Partnership (HDP) dhe National Democratic Institute (NDI) për të marrë pjesë në programin e shkëmbimit të përvojave me stafin e Congressional Research Service (CRS), sot takuam Drejtoreshën e CRS znj. Mary B. Mazanec dhe stafin e saj”, ka shkruar ai në Facebook.