Prokuroria Themelore në Ferizaj, njoftoi sot se se në koordinim me Policinë ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që rezultoi me konfiskimin e 70 kg heroinë dhe ndalimit të 10 personave, raporton Gazeta Sinjali.
Ky aksion po vazhdon ende, me ç’rast po kryhen bastisje edhe në disa lokacione, ku dyshohet se mund të ketë drogë. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
Ndryshe, Prokuroria njoftoi se aksioni u zhvillua në disa lokacione, ku u sekuestruan 70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa pajisje për përpunimin e saj.
Të ndaluarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.