Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit janë deklaruar partitë që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës si VV-së PDK e LDK, raporton Gazeta Blic.
Armend Muja nga lëvizja vetëvendosje ka bërë të ditur se çka është folur në mbledhjen e Kryesisë e ku sipas tij seanca e radhës do të jetë të enjten e ardhshme.
Ai është pyetur nëse do të shkarkohet Bordi i ZRRE kërkesë kjo e opozitës.
“Nuk ka vendim të formës së prerë nga Gjykata. Kërkesë e opozitës për shkarkimin ne Bordit të ZRRE është e pamatur. Është një koordinim i i opozitës që Kosova të vendoset në një kolaps energjetike. Ju e dini që të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për menaxhimin e mirë të krizën energjetike nga ana e Qeverisë’, ka thënë ai ndër të tjera.