Kombëtarja spanjolle, me në krye Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombeve.
Sot gjatë një konference për media, Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor.
Në atë listë mungon Thiago Alcantar. Ai te Liverpool po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm, por dje u lëndua. Ende nuk dihet sa serioze është, megjithëse Jurgen Klopp tha se është në dyshime për finalen e Ligës së Kampionëve dhe se nuk ishte optimist.
Nga lista e Luis Enriques janë ftuar edhe Ansu Fati, i cili rikthehet pas tejkalimit të lëndimit dhe Marco Asensio.
Spanja në Ligën e Kombeve do të përballet me Portugalinë, Republikën Çeke, Zvicrën.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell lojtarët e ftuar për ato ndeshje.
Portierë: Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton), David Raya (Brentford)
Mbrojtës: Iñigo Martínez (Athletic), Pau Torres (Villarreal), Carvajal (Real Madrid), Jordi Alba, Eric García (Barcelona), Laporte (Manchester City), Azpilicueta dhe Marcos Alonso (Chelsea).
Mesfushorët: Busquets dhe Gavi (Barcelona), Koke dhe Marcos Llorente (Atlético), Rodri (Manchester City), Thiago (Liverpool) dhe Carlos Soler (Valencia).
Sulmues: Morata (Juventus), Marco Asensio (Real Madrid), Raul de Tomás (Espanyol), Dani Olmo (RB Leipzig), Sarabia (Sporting Club), Ansu Fati dhe Ferran Torres (Barcelona).