Nga 38 shtëpi të banueshme pas luftës, tani në këtë fshat kanë mbetur vetëm 4 familje.
Shkaku kryesor se pse banorët po e braktisin fshatin, është rruga dhe jeta e qytetit, thonë banorët.
Haviz Avdiu, banor i fshatit Zhiti e mban mend kur rrugët e fshatit ishin të mbushura me njerëz.
“E mbaj mend ec prej katunit të Zhitisë kur shkofshim mu fal deri në 20 veta, a tash asnjë. Mas luftës jemi kanë 38 shpija, tash jemi 4 shpija”, thotë ai për Tëvë1.
Këta pak banorë që kanë mbetur në këtë fshat, merren kryesisht me bujqësi.
Ndërsa nuk e lënë anash, as tregtinë me drunj.
Në këtë fshat aktualisht mësimin e ndjekin vetëm 10 nxënës.
Në fshatin që ndodhet pothuajse në kufi me Serbinë, gjatë luftës nga forcat serbe, janë vrarë pesë kosovarë. /Gazeta Papirus/