Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, thuajse çdo ditë merr kritika për mos punë.
Së fundmi, zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, përmes një shkrimin në profilin e tij në ‘facebook’, ka ironizuar me shkuarjen e tij në SHBA.
Ai përmendi largimin e mjekëve nga Kosova, duke thënë ”Le qe po ikin mjeket jashte, po te na, ka ike edhe ministri i shendetesise“.
Kujtojmë se në këta gjashtë muaj sa është në krye të shëndetësisë kosovare, Rifat Latifi gjashtë herë e ka shëtitur botën.
Ndërsa, në tre muajt e parë të vitit 2022, sistemin shëndetësor të Kosovës e kanë lënë 62 mjekë. Largimi i këtyre mjekëve nga Kosova po konsiderohet si shqetësuese dhe alarmante për funksionimin e mëtutjeshëm të shëndetësisë në vendin tonë.
Reagimi i plotë