Lia e majmunëve së fundi është paraqitur në disa vendeve të Evropës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë konfirmuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në 12 vende dhe se 50 raste të tjera të dyshimta janë duke u hetuar.
E lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa informacione për lijën e majmunëve, duke thënë se ky virus transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.
IKSHPK ka treguar se lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.
“Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.