Skuadrat nga Shtimja dhe Peja do të luajnë në Ligën e Parë sezonin tjetër.
Tashmë janë mësuar edhe dy skuadrat të cilat kanë siguruar promovimin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Një javë para përfundimit të kampionatit, Rilindja 1974 dhe Vjosa kanë siguruar matematikisht ngjitjen në ligën e dytë më të fortë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Të dy skuadrat kishin paraqitje të mira këtë sezon, kështu duke i “blinduar” dy pozitat e para në tabelë.
Vjosa sot ka shënuar fitore 3-0 ndaj Bashkimit, ndërsa Rilindja 1974 ka mposhtur Beharin 0-1.
Dy skuadrat nga Shtimja dhe Peja do të zënë vendin e Besës dhe Vitisë, të cilat kanë rënë në Ligën e Dytë të Kosovës.