Kylian Mbappe pritet që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Ginaluca Di Marzio raportoi sot se sulmuesi francez do të qëndrojë në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu Real Madridin, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetarit francez Julien Laurens, qëndrimi i Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain do të rezultojë në shkarkimin e drejtorit sportiv Leonardo.
Personi që do të zëvendësojë Leonardon është Luis Campos, i cili ishte drejtor sportiv në Monaco kur Mbappe luante atje.