Saga e Kylian Mbappe është gati të përfundojë një herë e përgjithmonë, pasi francezi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Paris-Saint Germain.
MARCA ka mësuar, nga burime të afërta se Mbappe ka njoftuar presidentin e Real Madridit , Florentino Perez për vendimin e tij.
Është hera e dytë që Mbappe refuzon Real Madridin, pasi u largua nga Monaco për në PSG në vitin 2017 dhe, ashtu si pesë vjet më parë, ky nuk është rezultati që shpresonte Real Madridi.
? Mbappe rejects Real Madrid and will renew with PSG!!!
He has already informed Florentino Perez.
Full story here ?https://t.co/LmNgHjYycM
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) May 21, 2022
Real Madrid dhe Mbappe kishin arritur një marrëveshje javën e kaluar në lidhje me kushtet e kontratës. Këtu përfshihej, ndër të tjera, pagesa prej 130 milionë eurosh si bonus nënshkrimi, dominimi total i të drejtave të imazhit dhe një pagë mjaft fitimprurëse.
Megjithatë, Mbappe dhe ekipi i tij, të cilët janë rrethuar vazhdimisht nga presioni politik nga Katari dhe Franca, vazhduan bisedimet edhe me PSG-në.
“Është vendimi më i vështirë i jetës së tij”, kanë shpjeguar të afërmit e tij.
? Kylian Mbappé will STAY at Paris Saint-Germain. He’s definitely not joining Real Madrid this summer, the final decision has been made and communicated to Florentino Perez. ? #Mbappé
Klubi francez i ka dhënë gjithçka që ai ka kërkuar, duke përfshirë një shumë të madhe parash, megjithatë, faktori më i rëndësishëm ka qenë aspekti sportiv.
Në PSG , Mbappe do të ketë një zë dhe do të dëgjohet, duke ndikuar në zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv si dhe trajnerit të ardhshëm.
Tani së shpejti pritet të ketë një deklaratë zyrtare të Mbappes ku do ta konfirmojë të ardhmen. /Telegrafi/