Moderatorja kosovare, Liberta Spahiu u rrëfye rreth raporteve me estradën e deri tek jeta private. Në një intervistë ajo tregoi se edhe kur do të martohet.
“Sivjet po martona, po nuk domethënë se jetës nuk i dihet ka raste kur njerëzit planifikojnë me vite të tëra por ndodh najsen, o ik nusja o burri”, tha ajo për ATV.
Ndërkaq rreth mendimeve që familajrët e saj kanë për martesën ajo tha se iu pëlqen të qëndrojnë me ta.
“T’shpisë nuk më ngucin se jam fëmija e fundit, kanë qef me nejt me ta jo me shku najkun, ju kom premtu që burrin kam me marr te shpija”, shtoi ajo
Ndërkaq, në lidhje me raportet me estradën tha se nuk ka armiq por vetëm raporte të mira.