Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i Australisë që s’do të ketë prejardhjen anglo-kelte.
Zgjedhjet e 21 majit në Australi kanë hequr nga pushteti kryeministrin Scott Morrison dhe për herë të parë në pothuajse një dekadë vendi ka zgjedhur qeveri laburiste, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Albanese, një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, thotë se është koha që parlamenti të reflektojë për “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.
Laburisti ka fituar reputacion si përkrahës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, mbrojtës i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të jetë qeveri e shumicës apo në koalicion me parti të vogla.
Albanese është lindur në Sydney. Ai është djali i Carlo Albanese dhe Maryanne Ellery. Nëna e tij ishte një australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij ishte nga Barletta e Italisë.
Anthony Albanese me babain e tij, Carlon, në Itali.