Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin nga Peja, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 20.05.2022 rreth orës 09:10 min në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.