Në Kuvendin Komunal të Podujevës derisa po debatohej për arsimin ndodhi një përplasje. Asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, është ngritur në këmbë dhe ka lagur me ujë drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, i cili ishte duke folur.
Ky i fundit për T7 ka treguar se si ndodhi ngjarja dhe dha versionin e tij për arsyen që çoi deri te ky veprim, për të cilin tha se aq më pak duhet të ndodhte kur flitet për arsim.