Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka gjykuar se nuk është rastësi që Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan ka pritur në të njëjtën ditë kryeministrin Kurti dhe liderët e Finlandës e Suedisë përkatësisht presidentin finlandez dhe kryeministren suedeze.
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, gjenden në Washington DC ku janë pritur nga presidenti Joe Biden, pas aplikimit të tyre për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, raporton Gazeta Express.
Ndërkaq, Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongres, Gregory Meeks dje ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.
Edhe mysafirët skandinavë, presidenti finlandez dhe kryeministrja suedeze janë pritur dje në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.