Mos futja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në agjendën e Komitetit të Ministrave që do të bahet sot në Itali, ka bërë që të reagoj deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi.
Ajo ka vlerësuar se kjo është rezultat i diplomacisë së fjetur.
Musliu Shoshi tha se sot nuk do të fillojnë as procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.
Postimi:
Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO të heshtur!
Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë!
Sot u konfirmua që ne nuk NUK jemi pjesë e agjendës formal në këtë takimin.
Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.
Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zv.Ministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor 2022!