Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit (04:10) ka ndaluar një person në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, me ç’rast është arrestuari i dyshuari E.K., 49-vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’, me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve”, njofton PK-ja.
Bëhet e ditur se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.