Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se ka “besimin” se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s, raporton Sky News.
Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin holandez Mark Rutte, Scholz tha se Gjermania mirëpret ofertat e vendeve nordike në NATO dhe shprehu besimin se ato do të miratohen pavarësisht kundërshtimit turk.
“Nëse identifikoni një vullnet të përgjithshëm, atëherë është që Suedia dhe Finlanda duhet të bëhen shpejt anëtarë, kështu që kam besim se përpjekjet e shumta që janë duke u zhvilluar për të mundësuar një vendim të përbashkët do të jenë të suksesshme”, tha Scholz. /Gazeta Papirus/