Më datën 16 të këtij muaji është shënuar 23 vjetori i rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Skenderit, i njohur si “Mujë Drenica”.
Për komandantin e Brigadës 112 “Arben Haliti” ka folur djali i tij Sylejman Skenderi. I ftuar në Klan Kosova ai tha se babai i tij ishte i përndjekur qysh në vitet 90.
“Baba ishte i përndjekur gjatë viteve të 90’ si pjesëmarrës i demonstrative, angazhimeve të ndryshme kundrejt regjimit serb. Në 199993 iku prej Kosovës komplet familja, u vendosëm vetëm sa për strehim në Gjermani. Ai kur i pa lajmet për luftën në Kosovë, tha kam vendos me u kthy. Prej Gjermanisë ka shku në Tiranë me dokument ilegal deri sa u kthy në Kosovë”, tha ai, përcjell Gazeta Papirus.
Teksa për luftën e tij ka folur bashkëluftëtari i tij Arton Hoti.
Ai ka thënë se në momentin kur u vra komandant Mujë Drenica kanë qenë të rrethuar fuqishëm
“Faktikisht Drenica në 98 ka qenë e rrethuar hekurt nga forcat serbe. Në çdo cep të Drenicës ka pas serb. Në çdo moment ne e pritnim plumbin. Në çdo moment ia kemi bë njëri tjetrit hallall se kemi besu që nuk mund të pshtojmë. Ditën që u vra Mujë Drenica ka qenë bashkë me axhën e vet Mustafë Skenderi, Hajzer Durakun e të tjerë”, tha Hoti.
“Në pritë ka ra Skender Skenderi dhe të tjerët pas një rezistence të fuqishme. Është plagosur shumë rëndë Hajzer Duraku dhe ka pshtu Riza Fejza dhe Hajzer Duraku fatbardhësisht”.
Hoti tregoi se si një oficer serb e kishte pranuar që e kishte vrarë Skender Skenderin,
“Pas disa ditë serbët e kanë zanë një plak të fshatit Vojnik. Një oficer serb i ka thanë që me dorën e tij e ka vra Mujë Drenicën. Ai ka thënë se pas vrasjes do t’ia mirrnin traktorin”. /Gazeta Papirus/