Komisioni disiplinor ka marrë masa ndaj inspektorëve të cilët nuk kishin kryer përgjegjësitë e tyre.
Ishin vënë në komision disiplinor për shkak të bojkotimit të punës.
E ndaj zyrtarëve serbë Ivan Jakshiq, Veljko Andjelkovic dhe Goran Vukojevic tashmë janë marrë masa.
Në dokumentin që ka siguruar televizioni T7, të njëjtëve iu është shqiptuar masa disiplinore. Këtyre punonjësve do t’iu ndalohet 40 përqindëshi i pagës për gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas arsyetimit të komisionit, masat ndaj tyre janë marrë për shkak të mospërmbushjes së detyrave të punës.
Gjatë intervistimit, këta inspektorë serbë kishin deklaruar se nuk kishin mundësi të kryejnë punën e tyre.
Madje ata shprehen se nuk kanë pranuar plane pune e as vërejtje. Ndërsa si rrethana lehtësuese janë marrë mungesa e veturës e mjeteve të punës.
Nga 35 inspektorët e punës sa ka Kosova, këta kishin neglizhuar punën e tyre, duke marrë vetëm pagat.