Analisti politik, Shkëlzen Gashi ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, për të cilat tha se ka dy vërejtje.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se së pari duhej të paralajmërohej se si do jenë takimet e Kurtit në SHBA, mirëpo sipas tij, Kurti është nisur për të pasur vizita të tilla me kongresmen e senatorë, ndërkohë thotë se ka menduar se gjatë qëndrimit të tij atje do të mund të aranzhojë ndonjë takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë i kam dy vërejtje. E para: ndoshta është dashtë me bo një paralajmërim, me na tregu se pse po shkon atje dhe me kë do të takohet. Psh, ky takoi senatorë kongresmëne e diasporë e me na tregu që qëishtu ka me qenë vizita.
Por, si duket, këta kanë planifiku kështu: ne po nisemi kështu, e nashta sa të jemi atje e bojmë ndonjë takim. Është lojë palidhje. Nuk duhet me i bo senet qysh i kanë bo politikantë paraprakt. Ndoshta ata i kanë blerë ato fotografi, ndoshta dikush dhënë diçka, dikush asociacion, dikush demarkacion, dikush gjykatë speciale”, tha Gashi.
Tutje ai tha se arsyet pse Kurti nuk po takohet me zyrtarët e lartë në SHBA është se kryeministri Kurti nuk u ka dhënë asnjë indikacionin për zgjedhjen e procesit të dialogut.
Sipas tij, nëse nuk premton diçka, atëherë zyrtarët e lartë në SHBA nuk kanë arsye ta takojnë Kurtin.
“Ky(Kurti) nuk po jep indikacionin që është t’u dasht me lshu pe në procesin e dialogut, qata edhe nuk e takojnë. Pse me të taku ty, kush je ti? Nëse nuk po na jep diçka, spo na premton diçka që ki me zgjedh problemin qysh eshte dialogu atëherë pse me taku.
E dyta: Dy javë vizitë, pse po e zgjat aq shumë, Kryeministri i vendit më të varfër e me më së shumti probleme në Evropë”, tha Gashi./Gazeta papirus/