Deputetja e AAK’së, Albana Bytyqi e ka quajtur “të ulët dhe të pa tolerueshme”, siç tha, sjelljen e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ndaj deputetes Vlora Dumoshi.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Murati “qortoi” deputeten e LDK’së.
“Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, i tha asaj Murati.
Bytyqi i ka kërkuar atij që të kërkojë falje derisa tha se distancohet nga Grupi i Grave Deputete derisa gjithashtu falje të kërkojë kryesuesja e këtij grupi, deputetja e VV’së, Tinka Kurti.
“E patolerueshme dhe tejet e ulët sjellja e sotme e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati kundrejt deputetes së LDK-së, znj.Vlora Dumoshi. Kjo arrogancë, nuk ka vend në Parlament dhe është zhgënjyese që një ministër zgjedh sulmin para argumenteve. Distancohem nga Grupi i Grave Deputete derisa të reagojë kryesuesja e këtij Grupi, Tinka Kurti dhe Z. Murati, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur!”, shkroi Bytyqi në llogarinë e saj në Facebook.