GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sadik Zeqiri i mbijetuari i Masakrës së Dubravës rrëfen ditën kur u vranë mbi 80 të burgosur shqiptarë

19/05/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Sadik Zeqiri i mbijetuari i Masakrës së Dubravës rrëfen ditën kur u vranë mbi 80 të burgosur shqiptarë
Share on FacebookShare on Twitter

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i Masakrës në Burgun e Dubravës ka rrëfyer në Frontal të T7, se si ka shpëtuar nga kjo masakër 23 vjet më herët. Ai ishte plagosur më 22 maj 1999, dhe plumbin e mban ende në trup.

Zeqiri ka treguar për ditën e datës 22 maj 1999 kur mbi 80 të burgosur shqiptarë ishin vrarë nga gardianët serbë në oborrin e burgut.

“Na kanë thirrë me megafon që të afrohemi afër mureve sepse po duan të na njoftojnë se po na largojnë nga burgu i Dubravës. Unë dhe Rasim Selmani jemi vonuar për të hyrë në rresht, kur kemi shku i kemi parë njerëzit duke u vrarë nga lart nga gardianët.  Të gjithë kanë filluar të gjuajnë në drejtim tonin, kemi fillu zhagaz te një pjerrtësi e tokës, aty jam plagosur edhe unë, dhe kam vrapu. Aty janë vra diku 80 të burgosur, të plagosur kanë mbetur shumë. Jemi detyru me ikë kah kemi mundur, pas një gjys ore ka fillu me u zvogëlu intensiteti i gjuajtjeve. Pastaj kemi gjetur të plagosur, të vrarë. E gjithë dita e datës 22 maj 1999 ka vazhduar kështu. Gardianët s’janë ndalur. Unë jam plagosur anash në trup dhe plumbin e kam ende në trup”, ka thënë ai.

Zeqiri ka treguar për torturat nga gardianët dhe të burgosurit serbë në burgun e Dubravës, raporton Gazeta Express.

“Të burgosurit serbë kanë kalu në anën e gardianëve, janë armatosur dhe na kanë dalë përpara, disa serbë të burgosur i kanë rrahë të burgosurit shqiptarë, ata kanë bë çfarë kanë dashur sepse ishin të armatosur. Unë kam qenë në burgun e Dubravës prej datës 15 mars 1999 ndërkaq me datën 29 prill i kanë sjellë të gjithë të burgosurit shqiptarë që kanë qenë në burgjet e Serbisë në Burgun e Dubravës. Aty i kanë sjellë aty të burgosur të tjerë shqiptarë kudo që i kanë zënë policia serbe. Sa herë që e kanë bërë ndërrimin ne jemi rrahur prej gardianëve, sa herë që na kanë sjellë bukën na kanë rrahë. Ka fillu në orën 7 të mëngjesit deri në 7 të mëngjesit tjetër. Për çdo ditë”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka thënë se për fillimin e bombardimeve të NATO-s kanë kuptuar nga të burgosurit shqiptarë që ishin sjellë aty.

“Ne i dëgjonim bombardimet dhe luftimet afër burgut në fshatin Shushicë. Jashtë burgut i kishin sjellë një mijë bagëti. Neve na njoftuan të burgosurit tjerë shqiptarë që na sillnin bukën se NATO do të fillojë bombardimet e tyre”, ka thënë ai.

Tags: 80 të burgosurMasakrës
ShareTweetShare
Previous Post

Autobusët e tragjedive, 3 aksidentet që tronditen Kosovën, Maqedoninë e Luginën

Next Post

“Industri që iu shmanget tatimeve”, ATK i paralajmëron hotelerinë dhe gastronominë

Next Post
“Industri që iu shmanget tatimeve”, ATK i paralajmëron hotelerinë dhe gastronominë

“Industri që iu shmanget tatimeve”, ATK i paralajmëron hotelerinë dhe gastronominë

Lajmet e fundit

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

23/05/2025
Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

23/05/2025
Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.