Real Madridi po planifikon t’i blindojë yjet braziliane të së ardhmes, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
“dvicentecasado” raporton se “Los Blancos” i kanë përgatitur ofertat afatgjate për dy sulmuesit, përcjell “Gazeta Express”.
Vinicius pritet të nënshkruajë deri në vitin 2028, ndërsa do të paguhet 10 milionë euro në vit.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij do të vlerësohet 1 miliard euro, për t’i “trembur” klubet e interesuara për përfaqësuesin brazilian.
Ndërkaq, për sensacionin e fundit, Rodrygo, është përgatitur kontrata deri në vitin 2027.
Ai do të paguhet 6 milionë euro neto në sezon.
Njëjtë si për Vinicius Junior, edhe klauzola e shkëputjes së kontratës së Rodrygos do të vendoset 1 miliard euro.
Të dy lojtarët shihen si e ardhme e ndritshme në “Santiago Bernabeu”.