Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj ka reaguar pas paralajmërimit të SHBASHK-ut për bojkot të mësimit nesër.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është edhe një vikend i zgjatur për mos punë, derisa ka akuzuar Rrahman Jasharin për bojkot të mësimit.
Ai ka pyetur se kur do të kompensohet orët e humbura, derisa nuk ka folur për rritje pagash në arsim.
Postimi i tij në Facebook:
I kishim disa të hëna rresht në dy muajt e fundit që nuk punuan institucionet publike, duke përfshirë edhe instit. e arsimit. Është humbur goxha kohë në përmbushjen e planprogrameve. Nesër, ditë e premte, më urdhër të z. Jasharit bojkotohet përsëri mësimi – edhe një vikend i zgjatur për mospunë.
Kur do të kompensohen gjithë këto orë të humbura?
Kush qëndron pas këtij dënimi të fëmijëve?