Real Madrid do ta ‘blindojë’ dyshen braziliane të sulmit.
Skuadra ‘Los Blancos’ është e vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me dyshen braziliane të sulmit; Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Vinicius thuhet se është afër rinovimit të kontratës, përcjell lajmi.net. Kontrata e re pritet ta mbajë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2028, me një pagë prej 10 milionë eurove për sezon.
Madrilenët po planifikojnë që t’i vendosin lojtarit një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurove.
Ngjashëm qëndron situata edhe me lojtarin Rodrygo, veçse ai do të ketë një pagë më të vogël.
Rodrygo pritet të nënshkruajë për një qëndrim në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2027, me 6 milionë euro për vit.
Klauzola e Rodrygo do të jetë e njëjtë me atë të Vinicius JR – pra 1 miliard euro.