Dyshohet se si shkak i pakujdesisë në komunikacion një person i gjinisë mashkullore ka goditur me veturën e tij një fëmijë-këmbësor.
Rasti kaq ndodhur dje në Vrellë të Istogut, ku sipas policisë fëmija ishte duke e kaluar rrugën.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Vrellë, Istog 18.05.2022 – 12:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur viktimën mashkull kosovar – këmbësor (fëmijë), i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.