Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha theksoi sot se Lidhja Demokratike e Kosovës paralelisht me margjinalizimin e ideologjisë komuniste jugosllave margjinalizoi ideologjinë e babësenver, e cila e themeluar nga komunistët sllavë, për 50 vite izoloi dhe tjetërsoi kombin shqiptar nga bota perëndimore e civilizuese.
Berisha në një postim në Facebook shkruan se përpjekjet për rikthimin e errësirës nuk janë ndalur e siç po shihet janë aktive sot e gjithë ditën, por pavarësisht metodave e individëve që i përdorin, gjeneza e tyre ideologjike dhe antishqiptare është e ditur.
“Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye dr. Ibrahim Rugovën ishte kthesa më e madhe shqiptare në rrënjët e veta, në identitetin e vet shqiptaro-evropian.
LDK si lëvizje kombëtare e demokratike iu kundërvu ideologjisë komuniste jugosllave duke bërë një transformim të pashembulltë në të gjitha strukturat dhe në të gjithë popullatën, që do të rreshtohen në rrugën e lirisë, demokracisë e pavarësisë.
LDK paralelisht me margjinalizimin e ideologjisë komuniste jugosllave margjinalizoi ideologjinë e babësenver, e cila e themeluar nga komunistët sllavë, për 50 vite izoloi dhe tjetërsoi kombin shqiptar nga bota perëndimore e civilizuese.
Përpjekjet për rikthimin e errësirës nuk janë ndalur e siç po shihet janë aktive sot e gjithë ditën, por pavarësisht metodave e individëve që i përdorin, gjeneza e tyre ideologjike dhe antishqiptare është e ditur”.