Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona nga të shtënat e armë zjarri, në rrugën “Abedin Rexha”.
Gazeta Insajderi,ka raportuar se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi Gashi, ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).
Sipas, policisë të dy personat janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në autoambulancën në Spitalin Rajonal në Pejë.
Mirpoë, djali i asamblisitit të Vetëvendosjes, Fitim Gashi tashmë është futur në operim.
Keshtu ka konfirmuar në një prononcim për Gazetën Insajderi, babi i tij, Zafer Gashi.
“Jam duke pritur që ta fusin në operim djalin, nuk mund të flasë më shumë” tha Gashi shkurt për Insajderin.
Policia tashmë ka arrestuar pesë 5 persona si të dyshuar. Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë” dhe “ pjesëmarrje në rrahje”
Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC./Insajderi.org