Për 24 orë, 13 persona të lënduar në aksidente komunikacioni kanë marrë trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me anë të njoftimit të publikuar në faqen e SHKUK-së në Facebook jepen detaje për punën e Emergjencës gjatë 24 orëve të fundit.
“Stafi mjekësor gjatë kësaj kohe, ka trajtuar edhe 266 pacientë të tjerë, 65 në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 42 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 94 në Dhomën e Shërbimit Internistik”, thuhet tutje në njoftimin e SHKUK-së.